Iran, konfirmohet vizita në qendrat bërthamore

15/01/2011 08:35

Një grup diplomatësh të huaj do të nisin një vizitë dy ditore në disa prej qendrave bërthamore të Iranit, në atë që autoritetet e Teheranit e konsiderojnë si një shfaqje e dëshirës për bashkëpunim dhe transparencës, informuan në mëngjes rrjetet ndërkombëtare të lajmeve.

Lëvizja vjen përpara rifillimit të bisedimeve ndërkombëtare të programit bërthamor iranian, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Vendet perëndimore dyshojnë se vendi i Lindjes së Mesme dëshiron të ndërtojë armë nukleare, por Irani pretendon se zhvillimi i energjisë bërthamore ka vetëm qëllime paqësore.

Rëndësia e turit të diplomatëve është dëmtuar rëndë, pasi delegacioni do të përbëhet nga përfaqësues të shteteve si Egjipti, Algjeria, Venezuela, Siria apo Liga Arabe, të cilët do të vizitojnë qëndrat e pasurimit të uraniumit në Natanz dhe Arak.

Vendet e Bashkimit Europian refuzuan ftesën, duke thënë se vizita e diplomatëve nuk mund të zëvendësojë vizitën e inspektorëve të specializuar, që ata synojnë të dërgojnë në vend. Duket se edhe Rusia me Kinën kanë vendosur të mos marrin pjesë në këtë tur, ndërsa SHBA nuk u ftua që të merrte pjesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA