Irak, rekruti vret dy ushtarë amerikanë

15/01/2011 14:45

Dy ushtarë amerikanë u vranë në Bagdad nga një rekrut iraken, i cili hapi zjarr mbi ta ndërsa po stërvitej, lajmëroi gjatë drekës “Associated Press”.

Lajmi ngjall dyshime serioze mbi efiktivitetin që forcat irakene të sigurisë mund të kenë në të ardhmen, ndërsa trupat ushtarake amerikane përgatiten që të largohen nga vendi.

Një tjetër ushtar u vra gjithashtu sot në një operacion ushtarak në qendër të vendit, duke e bërë këtë të shtunë ditën më të përgjakshme në disa muaj, për trupat amerikane në vendin e Lindjes së Mesme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA