Brazil, përmbytjet, mbi 500 viktima

15/01/2011 03:25

Më shumë se 500 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë Brazilin jug-lindor.

Grupet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në zonat më të prekura, nëpër banesat e mbuluara nga balta. Mediat vendase raportojnë se janë gjetur edhe dhjetra trupa të tjerë të pajetë në qytetin e Teresopolisit e mbi 15 mijë. Ndërkohë autoritetet zyrtare nuk kanë një numër të saktë të viktimave.

Presidentja braziliane, Dilma Rusef po përballet me situatën e parë të vështirë në vend. Ajo në një deklaratë televizive tha se përmbytjet janë një ndëshkim nga Zoti, por gjithësesi kritikoi edhe ndërtimet pa leje të vendosura në terrene të rrëshqitëshme, që kanë sjellë edhe numrin më të madh të viktimave.

Kjo është katastrofa natyrore më e madhe që ka prekur Brazilin që nga viti 1967, vit në të cilin, po nga përmbytjet humbën jetën 785 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA