Reshje të fuqishme shiu kanë krijuar një alarm të ri përmbytjesh në Australi, ndërsa me mijëra vullnetarë janë duke pastruar rrugët e përbaltura të Brisbejnit, qytetit të tretë më të madh të vendit.
Në lajmin e publikuar në mëngjes nga “Associated Press” mësohet se autoritetet kanë paralajmëruar për një ringritje të nivelit të lumenjve. Zona të tëra të Kuinslendit, një shtet i madh sa Franca dhe Gjermania marrë bashkë janë ende nën ujë.
Përmbytja preku edhe Brisbejnin, kryeqëndrës e shtetit, duke lënë me dhjetëra mijëra të pastrehë. Në qytet, 7 mijë persona i janë bashkuar 600 trupave ushtarake në pastrimin e rrugëve, pasi uji u tërhoq nga lagjet e përmbytura ditën e shkuar. Megjithatë, qyteti me dy milion banorë është ende i kërcënuar.
Sipas një ekonomisti, dëmi ekonomik i deritanishëm është mbi 13 miliardë dollarë, që në fund të vitit do të përkthehet me 1% rënie në rritjen ekonomike.
Top Channel