
Top Channel publikoi dje gjatë emisionit “Top Story” videon e plotë të skandalit në të cilin zevendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i asaj kohe, Ilir Meta, i kërkonte favorizime për tendera nafte dhe licensa hidrocentralesh ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti.
Në videon, që për herë të parë u publikua në “Fiks Fare” dallohej zoti Meta që urdhëronte zotin Prifti për të anuluar një tender “Albpetrol”-i dhe per t’i dhënë hidrocentralin e Egnatia-Shushicës një kompanie tjetër të afërt me të, në këmbim të, sic konfirmoi zoti Prifti, 7 për qind ose 700 mijë euro.
Video e plotë, përvecse shuajti kuriozitetin e publikut, nuk përmbante shumë detaje të tjera të rëndësisë së vecantë për hetimin se sa cështjet e denoncuara në publikimin e parë, të martën në “Fiks Fare”, dhe më pas me fragmentet e tjera që janë bërë publike për të gjithë opinionin në edicionet tona informative.
Video e plotë në audiencën rekord të “Top Story shërbeu që gjithkush të shuajë kurozitetin dhe të shohë nga fillimi deri në fund të gjitha detajet e bisedës së rregjistruar, deri edhe shërbimin e ujit e batutat e zotit Meta me kamarieren.
Përmes publikimit të plotë në “Top Story” të videos së transmetuar në “Fiks Fare”, Top Channel mbylli ciklin e bërjes publike të kësaj afere, e cila nxorri në sytë e të gjithë shqiptarëve bisedat dhe pazaret që bëhen në zyrat më të larta të shtetit shqiptar.
Top Channel