Vatikani lumturon Gjon Palin II

14/01/2011 13:15

Papa Gjon Pali i Dytë, emri i vërtetë i të cilit është Karol Wojtyla, do të lumturohet në një ceremoni solemne në një maj 2011, lajmëroi një zëdhënës i Vatikanit gjatë ditës.

Selia e Shenjtë ka vërtetuar se paraardhësi i Benediktit XVI ka kryer një mrekulli, duke plotësuar kushtin e domosdoshëm për të bërë lumturimin. Sipas Vatikanit, ai shëroi një murgeshë të sëmurë me parkinson, një sëmundje e pakurueshme me kurat e sotme.

Shenjtërimi i Papës polak vjen gjashtë vjet nga vdekja e tij, në 2 prill të 2005-s. Benedikti XVI nuk priti pesë vjet për të nisur procesin, siç parashikohet nga normat kanonike për lumturimin. Kërkesa e nisjes së procedurës u bë vetëm pak javë pasi ai morri detyrën në 13 maj 2005.

Ndërkohë, kanë nisur punimet për të krijuar hapësirën e nevojshme në bazilikën e Shën Pjetrit, për të pritur varrin e Wojtila-s, pasi ai të jetë lumturuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA