Presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaroi sot se çështja që denoncohet në videon e publikuar në “Fiks fare”, tashmë është në duart e drejtësisë dhe të gjithë të tjerët nuk duhet të flasin pa u shprehur Prokuroria.
“Unë e kam thënë dhe dje se në asnjë lloj rrethane nuk dëshiroj të bëhem interpret i një materiali i cili tashmë ndodhet në zyrat e Prokurorisë. I takon në këtë moment vetëm këtij institucioni që të analizojë, hetojë dhe bëjë transparencvën hap pas hapi. Sa kohë që ky material është atje dhe ende nuk kemi asnjë lloj prononcimi, të gjithë të tjerët duhet të presin pozicionin e Prokurorisë”, deklaroi Topi.
“Duhet të jemi korrekt dhe besoj se kjo korrektësi duhet të fillojë nga unë dhe të përfundojë tek të gjithë të tjerët që merren me këtë çështje. Përderisa Prokuroria është futur në këtë çështje, i takon në mënyrë ekskluzive asaj që të shprehet dhe besoj se do të shprehen dhe bëjnë transparencë, sepse është detyrë e këtij institucioni për të bërë transparencë nëpërmjet mediave”, është shprehur Topi.
Top Channel