Mustafaj: Dorëheqja e Metës, e vonuar

14/01/2011 20:55

Ish ministri i Jashtëm dhe ish deputeti i PD-së Besnik Mustafaj e ka cilësuar të drejtë, por të vonuar vendimin e zëvendëskryeministrit Ilir Meta për të dhënë dorëheqjen.

“Është vendimi më i drejtë dhe i bën nder zotit Meta, shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Në mënyrë të panevojshme tregoi një ngrurrim në marrjen e këtij vendimi që do ishte një kredi morale për zotin Meta. Është një kohë që është humbur në një kohë të panevojshme. Zoti Meta si një politikan me eksperiencë të gjatë do duhej që këtë vendim ta merrte menjëhere”, është shprehur Mustafaj në një intervistë për TCH.

“Deklaratat e djeshme ishin pa dyshim se nuk do të jepte dorëheqjen. Ky vendim i ndryshuar brenda 24 orëve është i pakuptimtë dhe i pashpjegueshëm”, theksoi ai.

Mustafaj ka deklaruar se kryeministri Berisha nuk ka asnjë vizion për menaxhimin e kësaj situate dhe kritikoi vendimin që posti i ministrit të Ekonomisë t’i jepet LSI-së.

“Berisha nuk ka ndonjë strategji në menaxhimin e kësaj situate. Menaxhimi politik është mediokër dhe pa asnjë vizion dhe përgatitje. Nuk është e drejtë që t’i lihet Ministria e Ekonomisë LSI-së, dy ministrat e së cilës njëri pas tjetrit kanë dështuar. Ky ishte rasti optimal për Berishën që të bënte riformatimin e qeverisë”, tha Mustafaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA