LSI zëvendëson Metën me Naçon

14/01/2011 20:10

Ekzaktësisht brenda 4 muajve nga shkarkimi i Dritan Priftit nga kabineti i kryeministrit Berisha, me kërkesë të LSI-së, është sërish, kjo forcë politike që dikton ndryshime të reja në qeveri. (UPDATE)

Për herë të dytë brenda katër muajve, personazhet që diktuan këtë lëvizje nuk kanë ndryshuar.

Ata janë sërish Dritan Prifti dhe Ilir Meta, që tani, politikisht janë në skaje të kundërta, por i bashkojnë dy gjëra, janë të dy pa poste qeveritare dhe të dy të thirrur nga Prokuroria me dyshimet për një aferë korruptive.

Por largimi i Ilir Metës nga qeveria dhe lënia bosh e postit qeveritar nuk është se ka kaluar pa diskutime për zëvendësimin e tij brenda LSI-së.

Nëse për zëvendësimin e Dritan Priftit me Ilir Meten kishte unanimitet që në fillim, këtë herë ka ndodhur pak më ndryshe.

Propozimi i parw që Ilir Meta, ka çuar pas dorëheqjes tek kryeministri Berisha ka qenë zëvendësimi i tij nga Edmond Haxhinasto, ndërsa postin e ministrit të Jashtëm ta merrte Sokol Dervishaj, shef i kabinetit të zotit Meta në çdo dikaster që ka drejtuar.

Ky propozim është pranuar nga kryeministri Berisha, por nuk është dukur i përshtatshëm për dy deputetë të LSI-së, Lefter Kokën dhe Vangjel Tavon.

Ata kanë imponuar ndryshimin e emrave të qeverisë, në variantin e tyre përfundimtar, duke lënë jashtë kabinetit Sokol Dervishajn.

Me propozimin e dy deputetëve të LSI-së, Ilir Meta ka pranuar që Edmond Haxhinasto të mbaje postin e ministrit të Jashtëm dhe të zëvendëskryeministrit, ndërsa Nasip Naço, i njohur për miqësinë me deputetin Koka, por edhe si një njeri i besuar i Ilir Metës të zërë vendin e ministrit të Ekonomisë.

Zoti Naço do të lërë kështu postin e nënkryetarit të Kuvendit dhe do të zëvendësohet nga deputeti më i ri i LSI-së, Vangjel Tavo, deri para pak kohësh anëtar i grupit parlamentar socialist.

Kjo mënyrë rikompozimi i siguron Ilir Metës, tashmë vetëm kryetar i LSI-së, kontroll mbi postet qeveritare të LSI-së, ndërsa kryeministrit Berisha i siguron ruajtjen e mazhorancës së pandryshueshme prej 74 votash në Parlament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA