India shkurton forcat në Kashmir

14/01/2011 12:15

Autoritetet indiane lajmëruan gjatë mesditës se kanë vendosur të shkurtojnë me 25% numrin e efektivave ushtarakë që kontrollojnë krahinën separatiste të Kashmirit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme shpjegoi se vendimi është marrë si pasojë e rritjes së besimit të Nju Delhit për qetësinë e zonës, ndërsa reduktimi i efektivave do të ndodhë gradualiasht gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Qeveria indiane asnjëherë nuk ka botuar statistika për numrin e forcave të saj në Kashmir, por vlerësimet e huaja kanë vendosur shifrën midis 300-500 mijëve.

Krahina e Kashmirit kërkon pavarësinë. Ajo popullohet kryesisht nga muslimanë dhe më shumë se 100 persona mbetën të vdekur në protesta të dhunshme antiqeveritare gjatë verës së 2010-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA