Dështimi i proçesit “Gërdeci”

14/01/2011 18:15

Brenda javës Gjykata e Tiranës reagon për herë të dytë nëpërmjet zyrës së shtypit për shkak të shtyrjes së proçesit për herë të 16.

Në komunikatën zyrtare për mediat, Gjykata e Tiranës njofton se do merren masa nëse avokatët e zgjedhur nga të pandehurit e çështjes “Gërdeci” do vazhojnë të mos paraqiten.

Gjykata njofton se në seancat vijuese nëse avokatët e të pandehurve do mungojnë, do caktohen avokatë që paguhen nga shteti dhe jo nga i pandehuri.

Pavarësisht reagimit të medias pas bllokimit të proçesit “Gërdeci” prej dy muajsh dhe mos gjetjes së një zgjidhjeje pas mungesës së rregullt të disa avokatëve edhe seanca e radhës dështoi.

Shkak është bërë mungesa e të pandehurit Sokol Ngjeci për arsye shëndetësore i cili kërkonte shtyrje të gjyqit, derisa të dilte nga spitali.

Ndërkohë ishin paraqitur disa nga avokatët që së fundmi bojkotuan proçesin në formë proteste për disa vendime të shkallëve të gjyqësorit ku nuk pranohej kërkesa e tyre për llogaritjen e afateve të paraburgimit të Pinarit, Minxhollit dhe Ngjeçit.

Pavarësisht pranisë së tyre, gjyqi vazhdon të jetë i bllokuar, edhe pse KLD ka njoftuar se ka nisur inspektimin e dosjes “Gërdeci” për të gjetur arsyet e shtyrjeve të seancave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA