Berisha miraton ndryshimet në qeveri

14/01/2011 20:15

Kryeministri Sali Berisha ka miratuar propozimet e LSI-së, pas vendimit për dorëheqjen e parevokueshme të zotit Ilir Meta nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dorëzuar kryeministrit të Shqipërisë zotit Sali Berisha propozimet ku ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, të emërohet edhe zëvendëskryeministër, ndërkohë që zëvendëskryetar i Kuvendit, Nasip Naço të emërohet Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.

Kreu i qeverisë këto propozime ia ka kaluar për dekretim, presidentit të Republikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA