
Presidenti i vendit, Bamir Topi ka inkurajuar prokurorinë që të hetojë në mënyrën e duhur dhe të nxjerrë të vërtetën mbi videon e transmetuar nga “Fiks Fare”, ku shfaqet zëvendëskryeministri Ilir Meta duke udhëzuar aferat për tenderat. (UPDATE)
“Tashmë kjo është një cështje e juridiksionit të prokurorisë, të cilën e inkurajoj jo vetëm për të bërë detyrën e saj por edhe për të bërë transparencë. E inkurajoj të hetojë dhe të bëjë transparencë hap pas hapi, sepse ka mjaft ngjarje me sensibilitet të madh, që duhet të certifikohen hap pas hapi”, ka deklaruar Topi.
Kreu i shtetit ka theksuar se një hetim transparent është i domosdoshëm, në mënyrë që të tregohet se në Shqipëri funksionon shteti ligjor.
“Duhet të respektojmë institucionet, shtetin ligjor dhe vetëm atëherë mund të shkojmë drejt shtetit të së drejtës”, ka shtuar Topi.
Top Channel