Videoja, Prifti paraqitet në Prokurori
13/01/2011 13:30
Ish ministri i METE, Dritan Prifti është paraqitur në Prokurori pas publikimit të videos-skandal në “Fiks Fare”.
Ai ka shkuar në organin e akuzës në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen.
Në lidhje me materialin filmin ku zëvendëskryeministri Ilir Meta udhëzonte ish ministrin e Ekonomisë të manipulonte tenderin e një hidrocentrali, në favor të një kompanie private të afërt me të, Prokuroria nisi dje hetimin.
Top Channel