Opozita: Qeveria, një bandë kriminale

13/01/2011 13:40

Një ditë përpara Asamblesë Kombëtare të socialistëve, opozita e bashkuar zhvilloi një mbledhje, ku u diskutua rreth videos ku shfaqet zv/kryeminstri Meta.

Opozita e bashkuar, duke e konsideruar përmbajtjen e videos si personifikim të të gjithë qeverisë, thelbin aktual të politikës shqiptare dhe vërtetim të degradimit të pushtetit gjyqësor, iu drejtua popullit për largimin imediat të qeverisë dhe për zgjedhje të parakohshme.

“Opozita i drejtohet popullit shqiptar për largimin e menjëhershëm të kësaj qeverie, zgjedhje të reja sa më shpejt që te jetë e mundur dhe krijimin e kushteve normale për rifunksionimin e sistemit demokratik në Shqipëri”, deklaroi Spartak Ngjela.

Sërish duke iu drejtuar popullit, u ritheksua zhvillimi i protestave masive. “Në të gjithe vendet demokratike, përballë një situate të tillë, cështjen e zgjidh populli. Edhe në Shqipëri, ne jemi të gatshëm dhe do t’i ofrojmë popullit opozitar, të gjithë shqiptarëve që e konceptojnë në rrezik jetën e tyre, sistemin dhe vetë demokracinë, perpara për t’a shkatërruar totalisht këtë qeveri, e cila funskionon kriminalisht! Do të fillojmë sa më shpejt që të jetë e mundur protesta masive në gjithë Shqipërinë”, u shpreh Ngjela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA