LSI: “Mjaft”, akte rrugacërore

13/01/2011 20:05

LSI ka denoncuar pasditen e sotme aktet “rrugacërore” të aktivistëve të lëvizjes “Mjaft”, para selisë qendrore të kësaj partie.

Në një deklaratë për shtyp, përfaqësuesja e LSI Erisa Xhixho ka akuzuar kryetarin e PS Edi Rama si regjisorin e akteve të dhunës.

“Denoncoj një akt rrugacërie që ka ndodhur sot në selinë e LSI, të kryer nga elementë të identifikuar nga policia si keqbërës, të cilët kanë goditur aktivistët dhe ndërtesën e LSI-së me sende të rënda. Akte të tilla, të inskenuara nga Edi Rama, jo vetëm që nuk na trembin, por na inkurajojnë që të punojmë më shumë për qytetarët e ndershëm”, ka pohuar Xhixho.

Top Channel