
Ministria e Financave ka nxjerrë një udhëzim që i hap rrugë ligjërimit të kapitaleve të padeklaruara që shkojnë për shtimin e kapitaleve të bizneseve kundrejt tatimit në masën 10 për qind.
Udhëzimi i publikuar në fletoren zyrtare me firmën e ministrit të Financave Ridvan Bode, përcakton edhe formulën se si do taksohen këto të ardhura të padeklaruara më parë.
Sipas udhëzimit, cdo sipaërmarrës, i cili do të shtojë kapitalet e biznesin, me të ardhura të cilat nuk janë deklaruar më parë dhe që nuk u dihet origjina, mund ta bëjë këtë tani kundrejt një tatimi në masën 10 për qind.
Në fakt, këto ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat nisën në verë të vitit të kaluar kur kriza ishte në kulmin e saj, si një përpjekje nga Ministria e Financave për të cliruar kapitale të reja në ekonomi, e cila vuante nga likuiditeti.
Top Channel