Hetimet, Prifti: Do dalë e vërteta

13/01/2011 15:25

Task forca kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit në Prokurorinë e Tiranës ka pyetur për katër orë, nga ora 11 deri në orën 15, ish-ministrin e Energjitikës Dritan Prifti për llogari të hetimeve të celura pas publikimit të videos-skandal në emisionin “Fiks Fare”.

Pasi la zyrën e hetuesve, ish-ministri Prifti deklaroi gatishmërinë për të dëshmuar jo vetëm për këtë cështje, por edhe për të tjera.

“Sot u thirra nga prokuroria dhe reagova menjëherë pozitivisht për të dhënë dëshminë time për videon e transmetuar nga “Fiks Fare”. I kam sjellë prokurorisë videon orgjinale dhe shpresoj që ata që deklarojnë se janë kristal, t’u thonë të vërtetën shqiptarëve. U qëndroj deklaratave të mia dhe jam dhe do jem në dispozicion të drejtësisë gjithmonë”, deklaroi Prifti.

Ish-ministri Prifti është shoqëruar dhe është ruajtur përvecse nga shoferi personal edhe nga forca të Policisë së Shtetit, konkretisht nga agjentët e repartit të FNSH-së, të cilët e kanë marrë në mbrojtje që pas denoncimit të parë të tij me aferat e hidrocentraleve.

Për këtë cështje Prifti pati deklaruar se do të ishte hetimi i shekullit për prokurorinë. Ndërkohë, në dosjen e dytë të rregjistruar në prokurori, pas pamjeve të publikuara nga “Fiks Fare”, prokurorët po hetojnë mbi filmimet në të cilat zëvendëskryeministri Ilir Meta i kërkon mes të tjerave Priftit që të manipulojë tenderin e një hidrocentrali në favor të një kompanie private.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA