“Mjaft”: Kërcënime nga eksponentët e LSI

13/01/2011 17:25

Lëvizja “Mjaft” ka denoncuar kërcënimin e kryetarit të saj, Elton Kacidhja nga një eksponent i LSI-së, parti e drejtuar nga zëvendëskryeministri Ilir Meta.

Sipas “Mjaft”, autori i këtij kërcënimi është shtetasi Dorian Veliu, drejtor në Agjencinë Kombëtare të Turizmit.

“Kërcënimet e Veliut ndaj Kacidhes shkuan deri në cënim fizik”, thuhet në një komunikatë për shtyp të “Mjaft”.

Ndërkohë, dy aktivistët e kësaj lëvizjeje që u shoqëruan në polici pas protestave kundër Metës janë lënë të lirë, gjëndje në të cilën do të ndiqen nga policia.

Top Channel