APP: Ndalohen tenderët pas 1 gushtit

02/01/2011 08:00

Në zbatim të vendimit të qeverisë që redukton shpenzimet deri në nivel shpërblimesh, Agjencia e Prokurimit Publik udhëzon institucionet të mos lidhin kontrata pas datës 1 gusht.

Shkresa me firmën e kryetares Klodiana Cankja sqaron ministritë dhe institucionet në varësi të tyre që të respektojnë vendimin e qeverisë, marrë më 2 korrik, sipas së cilës ndalohet zhvillimi i tenderëve, si për investime, mallra dhe shërbime, në përjashtim të ilaçeve dhe ushqimeve.

Nga shkresa, me nr. 4, kuptohet se vendimi për shkurtimin e shpenzimeve nuk prek vetëm tenderët e planifikuar pas datës 1 gusht, por edhe prokurimet e kryera para kësaj date, mjafton që kontrata të mos jetë lidhur.

Nisur nga ky urdhër, Financat bëjnë të ditur se në muajin korrik shumë institucione kanë nxituar të lidhin kontrata me firmat fituese për objekte me vlerë qindra milionë lekë.

Megjithatë, duke parë ecurinë e shpenzimeve, të paktën tek investimet, deri në korrik, pra si 7-mujor, pritet të digjen projekte me vlerë rreth 30 miliardë lekë, të cilat nuk kanë mundur të prokurohen para afatit të vendosur nga qeveria.

Duke iu referuar vendimit nr. 472, APP u drejtohet institucioneve me shkresën, ku thuhet se “të gjitha fondet buxhetore, që i nënshtrohen procedurave të prokurimit publik, të cilat deri më datë 1 gusht 2011 rezultojnë të paprokuruara, të bllokohen”.

Në kuptim të këtij vendimi, APP sqaron se, me fonde të paprokuruara do të vlerësohen ato fonde për të cilat deri më 1 gusht, nuk është lidhur kontratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA