Të qetë për natën e festës

30/12/2010 15:40

Nata e festës së Vitit të Ri nuk do të jetë e tillë për policinë. Në kryeqytet, veç policisë rrugore, sipas një plani të posaçëm, do të angazhohen edhe struktura të tjera të policisë së shtetit.

Objekt i veçantë vëzhgimi këtë vit do të jenë apartamentet e lëna vetëm, pasi shumë familjarë kanë shkuar tek të afërmit e tyre jashtë vendit.

“Janë marrë masa për t’u mbuluar me shërbime të policisë edhe banesat apo ambjentet që do boshatisen për arsyen e liberalizimit të vizave. Kjo do të bëhet me një monitorim të vazhdueshëm në bazë lagjeje dhe zone jo vetëm në qendër, por edhe periferinë e qytetit”, është shprehur shefi i patrullave të përgjithshme, Bedri Hasani.

“Shërbimet do të jenë të përqëndruara në sheshin ‘Nën Tereza’, në bulevardin ‘Dëshmorët e kombit’, në sheshin ‘Skënderbej’ dhe në bashkitë dhe minibashkitë”, shtoi Hasani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA