Britania fshehu “Korfuzin”

30/12/2010 09:25

Shteti britanik ka fshehur dokumentat sekrete ne lidhje me incidentin e Korfuzit ne 22 tetor te vit 1946, ku humben jeten 44 marinare anglez, duke bere qe Shqiperia te shpallej fajtore ne ate kohe nga gjykata e Hages.

Revista e perjavshme “MAPO” ka publikuar per here te pare disa dokumenta orgjinale te marines britanike, te cilat jane mbajtur te mbyllura ne arshivat britanike per rreth 50 vjet.

Ne keto dokumenta shihet qarte se marina britanike kishte marre urdher jo thjesht te kalonte neper ujerat shqiptare, por per nje demonstrim force dhe kunderpergjigje nese pala shqiptare do te reagonte.

Keto dokumenta, qe permbajne planin operacional te ndermarre nga flota britanike, jane bere publike kohet e fundit edhe ne Angli, duke tejkaluar afatin ligjor te nxjerrjes se tyre nga periudha e konsideruar si sekret shteteror.

Ne ate kohe qeveria shqiptare u mbrojt me faktin se e kishte te pamundur minimin e kanalit te Korfuzit. Megjithese gjykata e pranoi faktin se futja e anijeve luftarake angleze ne ujerat shqiptare, ku ndodhi incidenti, ishte shkelje e sovranitetit te Shqiperise, vendimi perfundimtar e fajesoi vendin tone per incidentin.

Kjo gje solli acarimin e marredhenieve te dy shteteve, nderkohe qe qeveria angleze bllokoi arin e gjetur ne Gjermani pas Luftes se Dyte Boterore, nje pjese e te ciles ishte grabitur ne thesaret e bankave kombetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA