Belsh, gjendet trupi i pajetë i një personi
29/12/2010 19:30
Trupi i pajetë i një personi është gjetur pasditen e sotme në zonën e Dumresë në Elbasan.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet policore lokale, sipas të cilave kufoma është e një mashkulli.
Sipas burimeve, ai është gjetur nga një bari që ka informuar uniformat blu, të cilat e kanë dërguar në morg.
Burimet shtojnë më tej se pritet që nga autopsia të përcaktohen shkaqet e vdekjes së të ndjerit.
Top Channel