
Predha artilerie dhe të tjera municione luftarake janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në stacionin e Bajzes.
Përvec predhave policia ka bllokuar djegore të montuara në predha, të cilat ishin të shpërndara në mënyrë të crregullt së bashku me pjesë të tjera në disa vagone që transportonin skrap.
Sipas njoftimit të policisë, municionet kanë mbërritur nga Mali i Zi me një tren me 16 vagona, 3 prej të cilëve ishin të ngarkuar me skrap, dhe pikërisht në njërin prej tyre janë zbuluar municionet, të cilat ishin fshehur me pjesën tjetër të skrapit.
Menjëherë kanë nisur hetimet, sipas të cilave treni i linjës Tuz-Bajze ka hyrë në stacion me 5 drejtues, të gjithë shtetas të huaj, ndërsa vagoni në fjalë vinte nga Serbia, nga firma “Novo Metal”. Malli që transportonte kishte si destinacion kompaninë turke “Kurum” në Elbasan.
Top Channel