Rusi, Khodorkovski, 20 të arrestuar
27/12/2010 11:55
Policia ruse ka arrestuar 20 persona që protestonin përpara gjykatës së Khamovniki që ka shpallur fajtor ish manjatin rus të naftës Mikhail Khodorkovski.
Prokuroria e Moskës ka kërkuar 14 vjet burg për ish kreun e Yukos, i akuzuar për vjedhjen e 218 milionë tonë naftë.
Disa qindra persona, mes të cilëve shumë gazetarë, simpatizantë të ish kreut të Yukos, kanë mbajtur slogan si: “Liri për të burgosurit politikë” dhe “Rusia pa Putin”.
Top Channel