Krishtlindje nën ujë, në minus 23 gradë

26/12/2010 20:35

Ashtu si çdo vit, shumë rusë që e kanë kthyer tashmë në një traditë festimin e Krishtlindjes nën ujë, u zhytën në liqenin e ngrirë të Bajkalit.

Ata u rrotulluan rreth një peme të stolisur në fund të liqenit, ku temperatura shënonte -23 gradë celcius.

Anëtarët e klubit të zhytjes “3 dimensionet” kanë dhjet vjet që festojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri nën ujërat e ftohta të Bajkalit.

Zhytësit mbanin kostume nga më të ndryshmet. Një grua ishte veshur si Sneguroshka, “vajza e dëborës” që në gojëdhënat ruse ishte mbesa e Santa Klausit rus, Baba Acarit.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta