Britani, ministri: Gjoba për situatën në aeroporte

26/12/2010 08:05

Ministri britanik i Transportit, Philip Hammond ka kërkuar vendosjen e gjobave për aeroportet që janë bllokuar nga akulli dhe dëbora.

Në një intervistë për Sunday Times, Hammond ka theksuar se nevojitet një ligj që parashikon “një sanksion ekonomik për shërbimin që mungon” ndaj drejtuesve si Heathrow Baa.

Shumë prej aeroporteve gjatë festës së Krishlindjes kanë lënë në tokë mijëra pasagjerë me dëme prej dhjetra miliona stërlinash.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta