Assange: 1,2 mln euro për autobiografinë
26/12/2010 12:35
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange ka bërë të ditur në një intervistë për britaniken “Sunday Times” se ka firmosur një kontratë prej 1.2 milionë eurosh për autobiografinë e tij.
Assange ka shpjeguar se shuma do ta ndihmojë që të mbrohet nga akuzat për agresion seksual të bëra ndaj tij nga dy gra në Suedi.
“Nuk dua të shkruaj këtë libër, por duhet ta bëj. Kam shpenzuar 200 mijë stërlina me shpenzimet për gjykatësit dhe duhet të mbrohem dhe ruaj Wikileaks”, është shprehur ai.
Top Channel