Rusi, “shi i akullt” në Moskë
25/12/2010 21:30
Moska është shndërruar sot në një pistë gjigande patinazhi për shkak të shiut të akullt dhe të pazakontë që i ka bërë rrugët të papërdorshme.
Kryetari i Bashkisë së Moskës i ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
“Shiu do të vazhdojë të bjerë deri në orën 23.00 dhe për shkak të temperaturave shumë të ulta, gjatë rënies shndërrohet në akull”, ka shpjeguar një zëdhënës i bashkisë.
“I kërkojmë qytetarëve të Moskës që të jenë të kujdesshëm dhe të mos dalin nga shtëpitë”, shtoi zëdhënësi.
Top Channel