Pakistan, vriten 64 militantë në 2 ditë
25/12/2010 18:15
Forcat e sigurisë pakistaneze kanë vrarë 64 militantë talebanë në dy ditët e fundit.
Ushtria ndërmorri veprime pasi ditën e djeshme 150 talebanë sulmuan 5 postblloqe ushtarake duke vrarë 11 ushtarë në kufi me Afganistanin.
Rreth 40 talebanë janë vrarë sot kur ushtria ka sulmuar vendqëndrimet e tyre në Safi e Baizai, territore tribale pakistaneze.
Ditën e djeshme, ushtarët pakistanezë kishin vrarë 24 talebanë të tjerë.
Top Channel