
Presidenti amerikan, Barack Obama dhe ai rus, Dmitry Medvedev e cilësuan arritjen e marrëveshjes për ratifikimin e Traktatit Start si një ngjarje historike, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të dhënë gjatë mëngjesit.
Në një bisedë telefonike, Medvedev përgëzoi kolegun e tij për marrjen e miratimit në Senat. Ai e cilësoi arritjen e marrëveshjes si historike, ndërsa Obama e quajti këtë vit si “shumë produktiv”.
Zëdhënësi i Dumës ruse, dhomës së ulët të parlamentit, Boris Gryzlov deklaroi se miratimi i palës së tij mund të ndodhë të premten, ndërsa Këshilli Federal (i barazvlefshëm me Senatin) do ta kalojë gjatë fillimit të vitit të ardhshëm.
Gryzlov siguroi se përpara se të japin miratimin, Duma është e interesuar të shikojë në mos Senati i ka bërë ndryshime dokumentit original.
Traktati i ri Start do të nënshkruhet nga të dy presidentët në prill 2010. Ai parashikon kufizimin e raketave bërthamore nga të dy vendet në 1 550 copë secila, një shkurtim prej 30% të një kufiri maksimal për të cilin ishte rënë më parë dakord. Marrëveshja parashikon edhe inspektim të ndërsjelltë të arsenaleve bërthamore.
Top Channel