
Një rregullore e re që synon të lehtësojë problemet e mëdha të trafikut në kryeqytetin e Kinës, Pekin, u lajmërua se do të hyjë në fuqi në janar.
Lajmin e raportuan mediat e vendit ditën e sotme. Autoritetet bënë të ditur se vetëm 240 000 automjete të reja do të lejohet të regjistrohen në 2011-n, sa një e treta e shifrës së vitit aktual. Një shtrëngim i tillë mund të ndikojë në rritjen kolosale të çmimit të makinave të përdorura, me të paktën pesë milion të tilla në qarkullim.
Trafiku dhe ndotja e ajrit në Pekin është ndër më të lartat në të gjithë botën. Zyrtarët po përpiqen të balancojnë kërkesën e klasës së mesme në rritje për një makinë personale me problemet e jashtëzakonshme të trafikut.
Rregullat e reja nuk do të zgjidhin problemet e qytetit, por vetëm sa do të ulin ritmet e përkeqësimit të situatës. “Do të jetë e pamundur që situate e trafikut të zgjidhet brenda pak kohe”, pranoi Liu Xiaoming, zëvendrejtori i Manaxhimit të Trafikut të Pekinit.
Liçensat e reja do të shpërndahen nëpërmjet një llotarie. Sipas rregullave të reja, departamentet shtetërore nuk mund të rrisin numrin e automjeteve të tyre për pesë vitet e ardhshme. Kina u shndërrua në vitin 2009 në tregun më të madh të makinave në botë. Me 13,6 automjete të shituara, shteti me popullsinë më të dendur la në vendin e dytë për shitjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Top Channel