
Të paktën 24 militantë islamikë mbetën të vrarë në një seri shpërthimesh në rajonin e veri-perëndimit të Pakistanit, në një fshat të quajtur Mahmoud, informuan zyrtarë të vendit gjatë mëngjesit.
Ata besohet se i përkisnin 150 talibanëve që sulmuan një brigadë të rojeve kufitare të enjten, sulm nga i cili mbetën të vrarë 11 ushtarë.
Rajoni konsiderohet si bastion i Al Qaeda-s dhe ka mbështetur operacionet e organizatës terroriste në Afganistan. Pakistani ka lëshuar sulme të njëpasnjëshme naj miliantëve në muajt e fundit, por rezistenca nuk ka shenja të reduktimit.
Më parë gjatë muajit, një sulm kamikaze në një godinë qeveritare në Ghalanai shkaktoi 43 viktima, ndërsa në korrik, përsëri nga sulmet vetvrasëse, 100 persona humbën jetën në Mahmoud.
Top Channel