Bregu i Fildishtë, rritet presioni financiar

24/12/2010 08:55

Banka Qëndrore e Vendeve të Afrikës Perëndimore bllokoi aksesin e Laurent Ghagbo-s në fondet shtetërore të Bregut të Fildishtë, ndërsa njohu Alassane Ouattara si presidentin e ligjshëm.

Lajmi u raportua në mëngjes prej mediave ndërkombëtare. Ky vendim synon ta bëjë më të vështirë pagimin e ushtrisë prej ish-presidentit që nuk pranon të largohet nga pushteti pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

Dhuna ka përfshirë vendin në dhjetor, ndërsa forcat besnike ndaj Ghagbo janë shkaktare për të paktën 173 viktima të konfirmuara. Një zyrtar i lartë i OKB-së pranoi se hetuesit kanë gjetur prova për ekzekutime pa gjyq dhe të paktën 90 raste torture.

Me forcat e Ouattara-s që po armatosen gjithashtu, Bregu i Fildishtë po i drejtohet me shpejtësi kalimit nga një grusht shteti në një luftë të vërtetë civile.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta