
Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka festuar rekordin e tij 8-vjecar në krye të shtetit më të madh të Amerikës Latine, pak ditë para se ai të tërhiqet.
Në fjalimin tradicional për Krishtlindjet, presidenti Lula ka deklaruar se ai ka treguar se ishte e mundur të qeveriste për interesat e të gjithë brazilianëve dhe jo vetëm të të pasurve.
Ai i bëri thirrje brazilianëve që të mbështesin pasardhësin e tij, Dilma Rouseff, i cili do të marrë drejtimin e presidencës më 1 janar.
Presidenti Lula, 65 vjec, po lë zyrën e tij me një kuotë mbështetjeje prej 80%.
“Sot, të gjithë brazilianët, burra dhe gra, besojnë më shumë tek vendi i tyre dhe tek vetëvetja. Kjo është një fitore kolektive për të gjithë ne”, tha Lula në fjalimin e tij.
Ai renditi objektivat e arritur gjatë presidencës së tij, duke e vënë theksin tek ulja e varfërisë, rritja e qendrueshme e ekonomisë dhe tek ulja e shpyllëzimit.
Top Channel