Assange: Ekstradimi në SHBA, i pamundur

24/12/2010 10:00

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange ka deklaruar se do të jetë “politikisht e pamundur” për Britaninë që ta ekstradojë atë në SHBA, ku akuzohet për spiunazh.

Assange ka thënë për gazetën “The Guardian” se ka një “mundësi të lartë” që ai të vritet nëse burgoset në Amerikë.

Autoritetet amerikane po vlerësojnë mundësitë për ekstradimin e tij dhe ngritjen e akuzave për spiunazh.

Aktualisht Assange është në lirim me kusht dhe po përballet me një proces për ekstradimin e tij në Suedi, ku akuzohet për dhunë seksuale.

Themeluesi i Wikileaks i mohon akuzat dhe thotë se cështja e hapur ndaj tij në vendin nordik është e motivuar politikisht.

Faqja në fjalë e internetit ka publikuar dhjetëra mijëra dokumente sekrete të diplomacisë amerikane.

Assange ka theksuar se një mbështetje e fuqishme nga publiku në Britani do ta bënte të vështirë për autoritetet londineze ekstradimin e tij drejt Amerikës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta