
Një anëtar i skuadrës elitë Al-Quds të Gardës Revolucionare Iraniane është arrestuar në jug të Afganistanit nën akuzën e kontrabandës së armëve.
Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë kontigjentit të NATO-s, sipas të cilave ushtaraku u ndalua të shtunën e kaluar në provincën jugore të Kandaharit.
Personi në fjalë ishte një figurë kyce në furnizimin me armë të talebanëve, nga Irani në Afganistan, thuhet në një komunikatë të NATO-s.
Nuk është hera e parë që Irani akuzohet se mbështet rebelët afganë. Një oficer i vjetër i forcave afgane të sigurisë ka deklaruar se shërbimet sekrete iraniane po ndihmojnë talëbanët dhe trafikantët e drogës në jug të vendit.
Agjenti iranian u arrestua nga trupat ndërkombëtare, të cilat po e përgjonin atë teksa kryente komunikime me mjete elektronike.
Top Channel