Wikileaks: Benedikti XVI, “eurocentrik”

23/12/2010 00:25

Për Shtetet e Bashkuara Papa Benedikti i XVI është “eurocentrik” dhe i impenjuar në mbrojtjen e Europës nga sekularizmi dhe islami, krejt ndryshe nga paraardhësi i tij Papa Gjon Pali II.

Të paktën kjo citohet nga një tjetër raport sekret të ambasadorit amerikan pranë Selisë së Shenjtë, dërguar për Departamentin e Shtetit e të bërë publik nga e gazeta spanjolle El Pais, e njohur tashmë si bashkëpunëtore e Wikileaks.

“Benedikti XVI ka pak perspektiva të bëhet një figurë mbarëbotërore si paraardhësi Gjon Pali II. Zgjedhja e tij në krye të Vatikanit ishte një surprizë për shumë persona”, thuhet më tej në raportin sekret të nxjerrë nga Wikileaks e të publikuar nga El Pais.

Ky dokument botohet në vazhdën e dokumenteve që përfshijnë kabllogramet e dërguara nga diplomatët amerikanë pranë Selisë së Shenjtë për Departamentin e Shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA