
Shpërthimet e dy bombave në ambasadatat zvicerane dhe kilene në Romë plagosën dy persona në mesditë, raportojnë mediat italiane.
Një punonjës i sigurisë së Ambasadës Zvicerane mësohet se pësoi një plagosje të rëndë në dorë, vetëm pak orë përpara se kryeqyteti të tronditej nga një tjetër shpërthim, këtë herë në përfaqësinë e vendit amerikanojugor.
Nuk dihet se kush mund të ketë organizuar këto sulme, por mediat përflasin një grup anarkist. Ministri i Jashtëm, Franco Frattini i dënoi aktetet dhe i konsideroi ato si “të vajtueshme”.
”Hetuesit po marrin parasysh disa hipoteza, përfshi atë të një grupi anarkist që është duke u organizuar për të destabilizuar vendin. Besohet se sulmi ka lidhje me burgosjen e disa eksponentëve të grupimit në Zvicër”, shkruante e përditshmja Corriere della Sera, në faqen e saj të internetit, përpara se të ndodhte sulmi i dytë.
Një pako e dyshuar për bombë u gjend në një nga linjat e metrosë së Romës ditën e martë. Pajisjes i mungonte detonatori dhe testet e hollësishme treguan se nuk përmbante lëndë shpërthyese. Protestat antiqeveritare kanë paralizuar Italinë gjatë dy javëve të fundit, me disa prej tyre në Romë, të shoqëruara me episode të dhunshme.
Top Channel