Piratët në Rusi shpallen fajtorë

23/12/2010 20:20

Gjashtë persona u shpallën fajtorë për pirateri dhe kanë të sigurt të paktën 10 vjet burgim, raportuan mediat ruse sot në darkë.

Lajmi i çuditshëm vjen në një moment kur pirateria është shndërruar në një problem ndërkombëtar në brigjet e Somalisë në Afrikë, por të akuzuarit kanë të gjithë shtetësi ruse.

Të pandehurit u ngjitën në bordin e një anije me 15 persona, që duhet të transportonte lëndë drusore nga Finlanda në Algjeri, por sistemi gjurmues i mjetit u fik pranë brigjeve angleze, duke bërë që një dyzinë vendesh të patrullonin ujrat ndërkombëtare për gjetjen e anijes.

Marina ruse informoi për lokalizimin e mjetit në 17 gusht 2009 në brigjet e Kepit të Gjelbërt, ndërsa rruga e dyshimtë krijoi bindjen e një transporti ilegal të lëndëve narkotike apo municioneve.

Disa spekulojmë se në bordin e anijes kishte raketa që u transportuan në Iran apo lëndë radioaktive. Sipas Gjykatës së Arhangelskut në Rusi, bëhet fjalë për një rrëmbim të thjeshtë për të kërkuar dëmshpërblim në kthimin e mjetit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta