Pensionet e ish ushtarakëve, Majko: Bode gënjen

23/12/2010 11:40

Ish ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko ka kundështuar ministrin Bode duke deklaruar se ligji për pensionet e ish ushtarakëve i miratuar në 2005-ën, kur PS ishte në pushtet, ishte miratuar me 100% të votave, edhe nga vetë Bode.

Sipas tij, ky ligj është bërë nën asistencën e NATO-s.

“Ministri Bode gënjen. Na thatë se ne socialistët në maj të 2005-s duke ikur miratuam një ligj që ishte një bombë për sistemin e sigurimeve në Shqipëri. Ligji i 2005-s është ligji fundor për pensionet e ish ushtarakëve dhe është bërë me asistimin e NATO-s. Ne kishim miratuar pensionet suplemenatre për focat ajrore, pastaj për nënujësit dhe në 2005-n pa asnjë votë kundër miratuam ligjin, që Bode e konsideroi si bombë”, theksoi Majko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA