
Korea e Veriut është e gatshme për luftë bërthamore kundër fqinjëve të jugut, deklaroi Ministri i Brendshëm në përfundimin e stërvitjeve ushatarke të Seulit, gjatë mesditës së sotme.
Sipas Kim Young-chun, drejtuesit më të lartë të mbrojtjes së shtetit komunist, stërvitja e zhvilluar midis datave 18-23 dhjetor është një përgatitje për luftë kundër Penianit, ndërsa siguroi se vendi i tij është gati për këtë sfidë.
”Korea e Jugut dhe ushtria e saj kukull ndërmorrën provokime të rënda pranë territorit tonë, përfshi bombardimin me artileri të kufirit detar të Republikës Demokratike Popullore të Koresë së Veriut në Detin e Verdhë”, deklaroi Kim, në agjensinë shtetërore të lajmeve të Penianit, KCNA.
”Forcat revolucionarëe të ushtrisë sonë janë të përgatitura të lëshojnë një luftë të shenjtë drejtësie, në të cilën nuk do të kursehen as armët bërthamore, për të mbrojtur tërësinë territoriale të vendit tonë ndaj çdo armiku”.
Tensionet u rritën gjatë nëntorit, kur një sulm i Veriut në një ishull pranë kufirit shkaktoi vdekjen e katër civilëve. Jugu pranoi se në stërvitjet ushtarake kishte si qëllim që të demonstronte forcën e tij të zjarrit.
Edhe pse Koreja e Jugut zhvillon çdo vit stërvitje prej pothuajse një gjysmë shekulli, kjo ishte më e madhja e realizuar ndonjëherë dhe presidenti i vendit, Lee Myung-bak ka premtuar përgjigje të menjëhershme ndaj çdo provokimi të komunistëve.
Kina dhe Rusia i kanë kërkuar qeverisë së Seulit që të adaptojë një qëndrim më tolerues dhe paqësor, ndërsa edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken tashmë të shqetësuara nga qëndrimi më agresiv dhe i vendosur i Koresë së Jugur për t’u përgjigjur me të njëjtën monedhë qëndrimit tradicional armiqësor të Penianit.
Top Channel