
Kina mund të jetë gati për të lëshuar aeroplanmbajtësen e saj të parë të madhe në vitin 2011, një vit përpara parashikimeve të ekspertëve amerikanë, lajmëroi rrjeti informative “CNN”.
Aktualisht vetëm SHBA kanë mjete luftarake të këtij lloji, ndërsa Pekini dëshiron një armë të tillë për të mbrojtur rrugët e furnizimit me naftë e gazë pranë ishujve të diskutuar Spratley, në Oqeanin Indian.
”Ka shumë gjasa që Kina të lëshojë aeroplanmbajtësen e saj të re me rastin e përvjetorit të Festës së Revolucionit në 1 korrik”, deklaroi një zyrtar i lartë amerikan për “CNN”.
Pavarësisht se patrullimi i ujrave me armën e re mund të nisë që në vitin e ardhshëm, parashikohet që Kinës t’i nevojiten vite të tërë kolaudimi dhe ndërtimi software për operimin e suksesshëm dhe me kapacitet të plotë të mjetit në rast lufte.
Top Channel