
Kina mbrojti interesat e saj ekonomike dhe tregëtare me vendet e Afrikës, në një deklaratë të qeverisë së Pekinit, të publikuar ditën e sotme. Nw dokoment shkruhej se marrëdhëniet kanë qenë në çdo rast të bazuar në bashkëpunim dhe përfitimin e ndërsjelltë.
Kina është aktualisht partneri më i madh tregëtar i “kontinentit të zi”, me një volum prej 115 miliad dollarësh gjatë vitit 2010, ose 43% më shumë se një vit më parë.
Megjithatë, ka patur kritika ndërkombëtare për mënyrën se si Kina shfrytëzon krahun e lirë të punës dhe rezervat afrikane, aq sa disa media kanë shkuar deri atje sa të flasin për një lloj kolonizimi të ri të Afrikës.
Investimet e drejtëpërdrejta kineze në Afrikë u rritën nga më pak se 500 milionë dollarë në vitin 2003 në pothuajse nëntë miliardë në 2009-n. Në fokus kanë qenë rezervat afrikane të gazit, naftës dhe mineraleve.
Ndonëse Kina ka ditur të ndajë ekonominë nga politika, duke bërë marrëveshje me cilëndo qeveri nga vendi i së cilës ka patur përfitime, modeli i rritjes së vendit me popullsinë më të madhe në botë është duke u kopiuar prej shumë shteteve të vogla me të cilat bashkëpunon.
Top Channel