
Një zyrtar i lartë i ushtrisë izraelite u raportua të deklaronte nga BBC gjatë drekës se një luftë kundër Hamasit në Rripin e Gazës është vetëm një çështje kohe.
Ai pretendoi se fondamentalistët palestinezë janë armatosur vazhdimisht dhe e shohin veten në një pozitë shumë më të fortë se ajo gjatë sulmit ushtarak të përpara dy viteve.
Numri i raketave me të cilën është qëlluar Izraeli prej Gazës është rritur në javët e fundit, ndërsa zyrtarët raportuan edhe për përdorimin e një rakete ruse me teknologji të lartë, që drejtohet prej rezeve lazer. Raketa depërtoi armaturën e një tanku pranë kufirit, por nuk shkaktoi viktima.
”Situata në Palestinë është shumë delikate dhe shpërthyese”, deklaroi Jon Dennison, një negociator midis palëve gjatë konfliktit të 2008-s dhe funksionar i lartë ushtarak i Tel Avivit. “Përsa kohë Hamasi do të drejtojë provincën, një tjetër luftë është vetëm një çështje kohe”.
Hamasi besohet se ka mbështetur sulmet me raketë që kanë goditur Izraelin dhe provokuar sulme ajrore mbi Palestinë në muajt e fundit. Grupi islamik kontrollon provincën separatiste që prej qershorit 2007, kur mposhti në zgjedhje partinë më reformatore të Fatah, drejtuar prej Mahmoud Abbas-it.
Top Channel