Hungari, ligji mediatik do të ndryshojë

23/12/2010 19:55

Një ligj shumëkonfliktual që kufizon lirinë e mediave në Hungari mund të ndryshohet, deklaroi gjatë mbasdites partia qeverisëse e vendit.

Janos Lazar, një politikan i lartë i vendit pranoi se nëse ligji do të keqinterpretohej, atëherë probleme të mëdha do të krijoheshin, prandaj ishte e domosdoshme që qartësime të mëetjshme të bëheshin.

Ai siguroi se Partia Fidesz, e cila drejton vendit, ka si synim të përmirësojë median hungareze dhe jo të hapë një luftë kundër saj. “Të jeni të sigurt se qeveria jonë nuk ka aspak ndërmend të cënsurojë shtypin e lirë”, theksoi Lazar.

Sipas projektligjit, Autoritetit Kombëtar të Medias dhe Komunikimeve i lindte e drejta të monitoronte median publike dhe atë private. Presioni europian për të modifikuar ligjin, pas protestave popullore në Budapest, mund të ketë qenë një arsye pas vendimit të autoriteteve për t’u tërhequr.

Ministri i Jashtëm Gjerman, Guido Westerwelle, ftoi kolehun e tij Janos Martonyi në Berlin, për të biseduar rreth çështjes, raportoi AFP. “Biseduam për mundësinë e ndryshimeve të ligjit të medias, në një atmosferë miqësore”, shkruhej më pas në deklaratën e lëshuar nga kancelaria gjermane.

Zëvendësministri Gjerman, Werner Hoyer u tregua më i ashpër në deklaratat e tij: “Eshtë një burim i një shqetësimi serioz qoftë edhe përhapja e lajmit për mundësinë e censurës minimale të medias së lirë brenda Bashkimit Europian”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta