Europë, ngrica bllokon rrugët kryesore

23/12/2010 20:30

Kushtet e vështira atmosferike kanë krijuar probleme të mëdha në qarkullimin rrugor të vendeve të Europës veriore e perëndimore, raportuan sot mediat e kontinentit.

Aeroportet u rihapën vetëm ditën e shkuar, pas një jave kaotike me shumë anullime dhe pasagjerë që u detyruan të flinin nëpër terminale. Megjithatë, problemet në transportin rrugor janë rënduar, ndërsa autoritetet e kanë të vështirë të përballojnë fluksin e periudhës së ngarkuar të Krishtlindjeve.

Ushtria e Danimarkës u mobilizua për të ndihmuar shërbimet e emergjencës, ndërsa ngricat dhe dëbora shkaktuan mbylljen e aeroportit të Dublinit në Irlandë, për disa orë gjatë ditës.

Temperaturat nën zero krijuan një shtresë akulli në disa prej rrugëve kryesore të vendit, ndërsa rreshjtet e dëborës në Francë vazhdojnë të jenë të dendura. Të njëjtat janë edhe kushtet në Britani, ku edhe trafiku hekurudhor është dëmtuar dukshëm, me vonesa e anullime në stacionet kryesore të Skocisë, Uellsit e Anglisë.

Lajmi i vetëm i mirë është që pavarësisht situatës së rënduar, aeroportet kryesore të kontinentit kanë vazhduar të funksionojnë pothuajse me kapacitet të plotë. Të gjithë udhëtarët janë këshilluar që të shmangin lëvizjet nëse nuk janë të detyruar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta