Ekspertët: Kërcënimi bërthamor s’është real

23/12/2010 21:40

Kërcënimi bërthamor i Koresë së Veriut nuk është real, ndërsa ai përdoret më shumë si një shantazh, deklaruan ekspertët nuklearë amerikanë në të përditshmen “Washington Post”, gjatë mbrëmjes.

”Eshtë e ditur se Korea e Veriut zotëron potenciale bërthamore, por është diçka tjetër t’i përdorësh ato për qëllime bërthamore”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Philip Crawley.

”Eshtë një fatkeqësi që deklarata të tilla kërcënuese bëhen prej çdo qeverie, pasi perspektiva e një lufte bërthamore mjafton për të krijuar shqetësim të madh në opinionin publik, por ekspertët tanë e përjashtojnë se Peniani zotëron kapacitete të tilla dhe aq më pak gjasa ka që të shohim një luftë së shpejti në gadishullin Korean”.

Situata midis Koreve ka qenë tepër e tensionuar, me bombardimin e veriut në nëntor që shkaktoi vdekjen e katër civilëve, të cilit Seuli iu përgjigj me një stërvitje ushtarake masive pranë kufirit. Peniani kërcënoi gjatë ditës me një luftë bërthamore, nëse integriteti i Republikës Popullore do të preket.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta