Deputetët iranianë: Ndërprisni marrëdhëniet me Britaninë

23/12/2010 00:50

Irani është pranë ndërprerjes totale të marrëdhënieve me Britaninë e Madhe.

Lajmi njoftohet nga agjencia vendase e lajmeve FARS e cila citon deputetë iranianë të cilët kërkojnë ndërprerjen e plotë të marrëdhënieve pas deklaratave të një të dërguari britanik në Teheran, i cili kritikoi Iranin për respektimin e të drejtave të njeriut.

“Ka ardhur koha t’i japim një përgjigje vendimtare Britanisë dhe t’i tregojmë se kombi iranian nuk do të qendrojë indiferent ndaj turpërimeve të tilla dhe ndërhyrjeve flagrante”, citohet deputeti Aziz Akbarian nga agjencia FARS.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA