Bregu i Fildishtë, 173 viktima deri tani

23/12/2010 15:55

Dhuna post-zgjedhore në vendin afrikan të Bregut të Fildishtë i ka kushtuar jetën të paktën 173 personave, raportoi sot gjatë drekës një zëdhënës i OKB-së.

Trupat ushtarake, besnike ndaj ish-presidentit Laurent Ghagbo, humbës në zgjedhje, kanë kryer disa sulme të dhunshme ndaj mbështetësve të opozitës gjatë dy javëve të fundit, ndërsa vendit duket se po zhytet në një luftë civile.

Pothuajse të gjithë vendet e zhvilluara kanë tërhequr misionet e tyre diplomatike, por kërkesat e SHBA-së dhe vendeve europiane kanë rënë në vesh të shurdhër, ndërsa mercenarë liberianë kanë filluar të ndihmojnë forcat e Ghagbo.

Mbështetësit e fituesit të zgjedhjeve, Alassaine Ouattara kanë filluar të armatosen, në vendin që ka mbetur pa ndihma ushqimore e mjekësore prej javësh, çka rrezikon t’i kushtojë jetën mijëra qytetarëve në një prej shteteve më të varfëra në botë.

10 000 paqeruajtës qëndrojnë në vend me qëllimin e mbrojtjes së Ouattara-s dhe popullsisë civile, por ata nuk kanë mandadat për t’iu përgjigur ushtarakisht sulmeve që mund të ndërmerren nga forcat e Ghagbo-s. Nigeria, Liberia dhe Sierra Leone, vende që janë kufi me Bregun e Fildishtë kanë shprehur gjatë javës shqetësimin e tyre të thellë, për mundësinë e destabilizimit të vendeve të tyre prej situatës së tensionuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta